Office Menu:

Nëpërmjet përdorimit të uebsajtit të Drejtorisë Arsimore dhe “Google Translate”

Drejtoria Arsimore në këtë uebsajt përdor Google Translate. Për një përkthim të menjëhershëm (dhe të përafërt) të çdo faqeje, në të cilën është një buton kontrolli në fund të faqes majtas, ndiqni këto shkallë:

  1. Klikoni shigjetën djathtas që të shfaqet lista e gjuhëve të mundëshme.
  2. Zgjidhni dhe klikoni gjuhën tuaj.

Teksti në faqen e uebit (the web page) do të ndryshojë, por disa pamje dhe grafikë nuk do të ndryshojnë. Ju mund të dëshironi të filloni në faqen Përfshirja e Familjes dhe Komunitetit (Family and Community Engagement), ku shumica e informacionit të fundit për familjet është e organizuar në një vend.

SHËNIM: Ky shërbim ofron një përkthim kompjuterik të përafërt me përmbajtjen origjinale të uebsajtit. Drejtoria Arsimore e Filadelfias nuk e garanton saktësinë e përkthimit nëpërmjet “Google Translate”.

Drejtoria Arsimore e Filadelfias flet gjuhën tuaj!

Ne besojmë që të gjitha familjet kanë të drejtë të kenë akses në shërbimet e përkthimit dhe interpretimit në mënyrë që të jenë të informuar siç duhet për edukimin e fëmijëve të tyre. Ne ofrojmë shërbime në gjuhën tuaj në mënyrë që të komunikoni më mirë me të gjithë nxënësit dhe familjet e Drejtorisë Arsimore.
Këtu ju do të gjeni akses në burimet që kanë lidhje me shërbimet e ofruara nga Drejtoria Arsimore e Filadelfias. Ne synojmë të ofrojmë asistencë dhe të garantojmë komunikim me të gjithë prindërit dhe familjet.
Për pyetje mund të na kontaktoni në ask@philasd.org, ose me telefon në (215) 400-4000.

Last modified: August 1, 2017