The School District Of Philadelphia

Përfshihuni në Edukimin e Femijës Tuaj

Cilat janë pritshmëritë e mësuesve dhe personelit tjetër të shkollës për familjet në SH.B.A.? A mund të pyetni mësuesit për progresin e femijës tuaj? A do të dëshironit të punoni vullnetar në shkollën e femijës tuaj? A i mirëpresin shkollat, familjet pavarësisht statusit të tyre të imigracionit? Ky seksion do t’ju ofrojë informacion se si të bëheni pjesëmarrës aktiv në edukimin e nxenësit tuaj.

Përfshihuni në Edukimin e Femijës Tuaj

Komunikimi midis familjeve dhe Shkollave

Drejtoria Arsimore e Filadelfias ofron mjete të ndryshme për lehtësimin e komunikimit midis personelit të shkollës dhe familjeve që nuk flasin Anglisht: Asistentët Dygjuhësh të Këshilltarit (Bilingual Counseling Assistants) (BCAs) janë të pranishëm në shumë shkolla dhe ne kemi gjithashtu edhe shërbime përkthimi e interpretimi dhe në telefon.

Asistentet Dygjuhesh te Keshilltarit (BCA)
Interpetimi Telefonik
Thông Tin Bằng Ngôn Ngữ Của Quý Vị

Portali Prindit

Portali Prindi& Familja i Drejtorisë Arsimore të Filadelfias, ju jep qasje në informacionin që lidhet me edukimin e femijës tuaj, të tillë si notat, frekuentimi, detyrat e shtepisë, orari, transporti, etj.

Këshilli Konsultativ i Shkollës (SAC)

Filozofia ku mbështeten Këshillat Konsultativë të Shkollës (SAC) eshtë që kur pjestarët e familjes/prindërit, përfshihen në shkollën e femijës, arritjet mësimore përmirësohen. Jepni mendimin tuaj, bashkohuni në SAC_un e shkollës!

Takimet Prind- Mësues

Takimet Prind-Mësues paraqesin mundësi të mëdha për diskutimin e progresit të nxenësit. Merrni udhezime për një takim sa më të frutshëm.

Udhëzime për Takimet Prind- Mësues
Kalendari Mesimor

Kurset dhe Trajnimet në Akademinë e Familjes (FACT)

FACT ofron për familjet kurse dhe trajnime të ndryshme. Të sapoardhurit në Amerikë do të kenë tematika me interes për imigrantët dhe refugjatët. Filloni një klasë menjëherë!

Vullnetarizmi

A jeni I interesuar për punë vullnetare në shkollën e femijës tuaj, por nuk dini si të filloni? Kjo broshurë do t’ju mundësojë udhëzime si të veproni në çdo fazë.