The School District Of Philadelphia

Burimet e Familjes dhe Komunitetit

Dëshironi të gjeni klasat e shahut për femijën tuaj? Keni nevojë për informacion në lidhje me çeshtjet e imigracionit? Jeni në kërkim të klasave të Anglishtes për të rriturit, ose trajnime për punë? Ku mund të gjeni informacion për ngjarjet kulturore që zhvillohen në qytet? Një klikim në hartën tonë do t’ju mundësojë të merrni informacionin më të fundit për organizatat komunitare në gjithë hapësirën e Filadelfias.

Burimet e Familjes dhe Komunitetit

Burimet Rrotull Qytetit

Gjeni burimet komunitare për kategoritë në vazhdim: Shëndeti, Arti & Kultura, Mbështetja Mësimore, Shërbime Ligjore dhe Avokatie, Shërbime për Imigrantët, Organizatat me bazë Fetare dhe Konsullatat e Huaja.

Vagonet e Mireseardhjes

Vagonët e Mirëseardhjes janë trajnime dhe seminare, që ofrohen për familjet në gjuhën e tyre amtare. Kontaktoni BCA e shkollës tuaj, ose klikoni më poshtë, që të gjeni kur eshtë planifikimi për Vagonin e Mirëseardhjes.

Planifikimet e Ardheshme:
Northeast
South
Southwest

 

Rrathët e Shkrim-Leximit

Rrathët e Shkrim-Leximit i ofrojnë familjeve një mundësi për përfshirjen e femijëve të tyre në shtëpi në aktivitete që i ndihmojnë ata në aftësimin gjuhësor dhe të leximit. Nëpërmjet kengëve, lojrave, poezive, tregimeve, recetave familjare dhe punës praktike, femijët mund të mësojnë, të ruajnë kulturen e tyre dhe të forcojne lidhjet midis femijëve dhe të rriturve.

Edukimi Special

Drejtoria Arsimore e Filadelfias, ofron një gamëe të zgjeruar të shërbimeve edukative dhe mbështetjeve për nxenësit e shkollave tona, që kanë nevoja speciale. Për më tepër informacion, klikoni më poshtë.
Edukimi Special

Termat e Edukimit Special
Shërbimet e Vitit të Zgjatur Shkollor (ESY)
ESY Regjistrimi për Transport