Office Menu:

The School District Of Philadelphia

Edukimi në SH.B.A

Të kuptuarit e sistemit edukues në SH.B.A dhe si, e ku të regjistroni femijën tuaj në shkollë, mund të duket e ndërlikuar. Ҫfarë kërkohet për regjistrimin e femijës tuaj në shkollë? Cilët janë personat që ju shihni në shkollë? Me cilin duhet të flitni nëse ju ose femija ka një shqetësim ose problem? Cila eshte mosha e fillimit të shkollës dhe sa eshtë dita shkollore? Ҫfarë të bëni nëse femija mund të mungojë në shkollë? Ne i kemi burimet dhe përgjigjet për t’ju ndihmuar në tranzicionin e jetës tuaj në Sh.B.A.

Edukimi në SH.B.A

Orientimi i Prindit

Kjo video ju ofron një përshkrim të të drejtave tuaja, ndryshimeve të programeve dhe personelit të shkollave dhe informacion tjetër të rendësishëm.

Nxenësit Imigrantë/Refugjatë

Qendra e Vlerësimit Shumëgjuhësh (MAC) regjistron imigrantët, refugjatët dhe nxenësit që flasin gjuhë të ndryshme nga Anglishtja.

Aksesi Gjuhësor

Ne ofrojme interpretim telefonik personalisht dhe përkthejmë dokumeta specifike të shkollës dhe Drejtorisë Arsimore.

Anglishtja për Folësit e Gjuhëve të tjera (ESOL)

Mësoni çfarë mund të bejnë nxenësit në secilin nivel, në lidhje me të dëgjuarit, të folurit, leximit dhe shkrimit.
Pershkrimi I Niveleve te ESOL_it
Politikat që lidhen me ata që mësojnë Anglisht

Njihni të drejtat dhe përgjegjesitë tuaja

  • Shkollat e kanë detyrim të regjistrojnë nxenësit pavarësisht statusit të tyre të imigrimit, rracës, ngjyrës, ose origjinës kombëtare.
  • Shkollat nuk mund të kërkojnë nga familjet të paraqesin Kartën e Sigurimit Social.
  • Shkollave u ndalohet të raportojnë statusin e nxenësit imigrant.

Kush janë personeli i shkollës?

Ҫdonjëri në shkollë luan një rol në edukimin e nxenësve. Ka rëndësi të kuptoni rolet e ndryshme në shkollat tona.
Drejtori
Mesuesi
Sekretari
Këshilltari
Infermieri
Asistenti Këshillues Dygjuhësh (BCA)
Polici i Shkollës
Koordinatori i Edukimit Special (SEL)

Gjeni shkollën tuaj

Futni adresën tuaj në linkun e mëposhtëm dhe gjeni emrin e shkollës së zonës tuaj dhe adresën e saj.

Dokumentat e Regjistrimit

Mësoni për dokumentat që kërkohen për regjistrimin e femijës tuaj në shkollë dhe aksesin në paketën e kërkuar për aplikim në shkollë.

Last modified: March 22, 2018